Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një reagimi në Facebook, ka shprehur shqetësim lidhur me mungesën e ujit të pijshëm për qytetarët e Drenasit.
Lladrovci ka thënë se, së bashku me Drejtorin e Njësisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Drenas, kanë kontaktuar në mënyrë të vazhdueshme drejtorin e Njësisë së KRU “Prishtina”, në Drenas, Ismet Baliu, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm, kështu duke mos mundur të marrin informacione rreth kësaj çështje.
Qytetarët e Drenasit në komente janë shprehur të revoltuar dhe irrituar me këtë problem, ndërkaq kryetari Lladrovci e dënon ashpër sjelljen e papërgjegjshme të udhëheqësve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellsit “Prishtina”.


/TV Arbëria