Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lladrovci i reagon kryetarit të Kamenicës: Falje duhet të kërkojë Rrahimaj – nëse ka diçka le ta bëjë denoncimin

Lladrovci i reagon kryetarit të Kamenicës: Falje duhet të kërkojë Rrahimaj – nëse ka diçka le ta bëjë denoncimin

 

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimaj, ka thënë se do ta iniciojë rastin në polici nesër, nëse kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk i kërkon falje për aktin e sotëm

Lidhur me këtë, Lladrovci në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se s’ka asgjë për shqetësim pasi ata kishin dalë për ta penguar seancën dhe ai ka kërkuar që të mos pengohet.

“Nuk e kam parë deklaratën e z. Rahimaj, konsideroj se nuk kishte asgjë për shqetësim. Ata dolën për ta penguar seancën, unë kërkova të mos pengohet vendimi i shumicës në Kuvendin e Asociacionit dhe të vazhdojë mbledhja. Rendi i ditës mori teposhtëzën, me sjellje të pahijshme, demokracia nuk përdorë muskuj as imponime”, u shpreh ai,Sipas Lladrovcit, është Rrahimaj ai që duhet të kërkojë falje dhe nëse ai ka diçka mund ta bëjë denoncimin.

“Nëse ai ka diçka për denoncim, le ta bëjë, por, në Kuvend kanë marrë pjesë shumë delegatë, dhe çdonjëri mund të bëjë deklarim. Nëse duhet të kërkoj falje, është z. Rahimaj, jo unë sepse pakica nuk mund ta bllokojë shumicën”, deklaroi Ramiz Lladrovci.