Me rastin e hapjes së ekspozitës së letërkëmbimit në mes të heroit dhe heroinës, Fehmiut me Xhevë Krasniqi Lladrovci, është vlerësuar lart nga Ramiz Lladrovci, i cili me këtë rast ka shkruar se është letërkëmbim i jashtëzakonshëm e i papërsëritshëm, ashtu siç ishin ata dy.
Postimi i Ramiz Lladrovcit në fb:
Ekspozita e letërkëmbimit gjatë kohës së burgut të heroit Fehmi Lladrovci me heroinën Xhevë Krasniqi Lladrovci, do të mbahet mend gjatë.
Përtej emocioneve, ekspozita është dëshmi e një dashurie shembullore, të flijuar për atdhe. Historia e tyre, është trashëgimi atdhetare ndër breza.