Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lladrovci: Besëlidhja e Lezhës bart mesazhin e përjetshëm, për lartësimin e bashkimit të kombit përballë sfidave

Lladrovci: Besëlidhja e Lezhës bart mesazhin e përjetshëm, për lartësimin e bashkimit të kombit përballë sfidave

Me rastin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se Besëlidhja bart mesazhin e përjetshëm, për lartësimin e bashkimit të kombit përballë sfidave.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Në shënimin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, të organizuar nga kryetari i kësaj bashkie, miku im, Pjerin Ndreu, bashkë me personalitete të shquara nga të gjitha trojet etnike, kujtuam ngjarjen më të madhe mbi të cilën u ndërtua qenia jonë kombëtare.

Besëlidhja e Lezhës bart mesazhin e përjetshëm, për lartësimin e bashkimit të kombit përballë sfidave. I pari ndër të barabartët, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet atë ditë e përgjithmonë, hero kombëtar, hero që na ndriçon e mbush krenari!