Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar sot një fotografi së bashku me Bekim Jasharin.
Përmes një postimi, Lladrovci ka vlerësuar rolin dhe rëndësinë e Bekim Jasharit në ruajtjen e trashëgimisë së familjes legjendare Jashari.
“Bekimi bart pjesën e peshës së nderit dhe krenarisë së Jasharajve legjendarë, bashkë me vlerat që shënojnë lirinë tonë.
Rruga me miq të dëshmuar, bëhet më e lehtë!”, ka shkruar Lladrovci.