Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se 11 Marsi shënon fillimin e një epoke e cila do të riformulonte interesat e shqiptarëve në ish Jugosllavi, duke sjellë në qendër interesin nacional të shqiptarëve.
Sipas tij, hallka e parë e zinxhirit jugosllav, pas 7 dekadave okupim, ra më 11 Mars 1981, në Pranverën e madhe, për tu hequr përgjithmonë, me Epopenë e UÇK-së dhe çlirimin e vendit, në qershor të vitit 1999.
“Në kujtim të asaj dite madhore të popullit tonë, kujtojmë me nderim atdhetarët që i kontribuuan suksesit të demonstratave anti jugosllave, kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe qëndrestarët përball dhunës së paparë të ish regjimit si dhe mijëra shqiptarë që mbajtën mbi 700 shekuj burg. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve në rrugën e Pranverës së madhe të vitit 1981! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Lladrovci.