Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vendimi për Manastirin, reagon opozita: Krejt jeta politike e Albin Kurtit është tërheqje, dorëzim e mashtrim

Vendimi për Manastirin, reagon opozita: Krejt jeta politike e Albin Kurtit është tërheqje, dorëzim e mashtrim

Deputetët opozitarë kanë reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se krejt jeta politike e Albin Kurtit është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim.

“U dorëzua dhe u tërhoq edhe për tokat e Manastirit të Deqanit.  I fali 1000 hektarë tokë për një anëtarësim në KE. U dorëzua në luftë…! U dorëzua në dialog, pa kushte. U dorëzua dhe e pranoi Zajednicën”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sipas tij, Kurti në Ohër ka pranuar autonomi për serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe.

“U dorëzua në luftën kundër korrupsionit, tani i mbron të korruptuarit dhe i sulmon prokurorët, që po ja arrestojnë bashkëpunëtorët. U dorëzua në betejën kundër nepotizmit, politizimit dhe partizimit të institucioneve publike, tani përpiqet të legjitimoj dukuritë negative”.

“U dorëzua dhe u tërhoq nga referendumi për Bashkim Kombëtar.  U dorëzua dhe po tërhiqet nga Veriu duke organizuar referendum për të larguar kryetarët shqiptarë nga komunat veriore. U dorëzua dhe u tërhoq për demarkacionin me Malin e Zi. U dorëzua dhe u tërhoq nga kërkesa ‘Drejtësi për Astrit Deharin’, a në fakt vet i zhduken dhe djegën mostrat në  Mjekësinë Ligjore”.

“Nga frika e zbulimit nuk votojnë as Komision Hetimor për ta zbardhur të vërtetën e rastit të Astritit. Asnjë zotim, premtim i përmbushur. Albin Kurti të gjitha i ka dorëzim dhe mashtrim”, ka shkruar më tej deputeti i PDK-së.

Për vendimin e ekzekutivit ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

“Pas hidrocentraleve bie ‘kauza’ tjetër e kamotshme e VV-së, për pronat e Manastirit të Deçanit. Keqardhje për qytetarët që besuan, e deçanasit po paguajnë faturën e mashtrimit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit është marrë në mbledhjen e ekzekutivit të mërkurën. Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës. /Telegrafi/

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbekimhaxhiuofficial%2Fposts%2Fpfbid02yWcBJZLhcku5phA2kRpGEFrnddaGAEDFDmpUmVA12a63szBSy7ytDugcnS9F7Hdpl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”616″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

Powered by WordPress