Liverpooli e ka shënuar edhe fitoren e radhës në Premierligë.
“Reds” triumfuan 4:1 në shtëpi ndaj Ipswich, në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit anglez.
Szoboszlai kaloi vendasit në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Mohamed Salah e dyfishoi epërsinë në minutën e 35-të, para se Cody Gakpo të shënonte për 3:0 në minutën e 44-të.
Cody Gakpo shënoi edhe njëherë tjetër në minutën e 66-të për 4:0.
Krejt çfarë arritën të bënin mysafirët ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 90-të nga Greaves.
Me këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 53 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Arsenali.
Në anën tjetër, Ipswich mbetet në vendin e 18-të me 16 pikë të grumbulluara.