Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, tre gjigantë të Premier Ligës po e përcjellin me kujdes situatën e Ansu Fatit te Barcelona.
Bëhet fjalë për Liverpoolin, Manchester United dhe Arsenalin, të cilat po e monitorojnë situatën e Fatit, raporton TV Arbëria.
Barcelona po insiston se dëshiron ta mbajë Ansu me çdo kusht, ku pjesa e dytë e këtij sezoni do të jetë vendimtare për të ardhmen e ylli spanjoll.
Ndërkaq, gjiganti gjerman Bayern Munich nuk po mendon që të bëjë ndonjë lëvizje për Fatin, pavarësisht spekulimeve të fundit.