Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Liverpooli shumë afër emërimit të trajnerit të ri

Liverpooli shumë afër emërimit të trajnerit të ri

Liverpooli raportohet se është në prag të arritjes së një marrëveshjeje trevjeçare me portugezin Ruben Amorim për të zëvendësuar Jurgen Kloppin.

Trajneri i Sporting Lisbonës, u bë së fundmi kandidati kryesor për të marrë drejtimin e klubit pasi Xabi Alonso vendosi të qëndrojë tek Sporting Lisbona për një tjetër sezon.

Amorim, një ndër trajnerët e rinj më premtues në futbollin evropian, ka qenë në krye të Sportingut tash e katër vite.

Revista portugeze Noticias ka raportuar se Liverpooli i ka vendosur në tavolinë një kontratë teknikut portugez, duke pretenduar se të dyja palët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.

Amorim duket se do të jetë trajneri i cili do të synojë ta vazhdojë atë që Klopp do ta lë në gjysmë, pasi ky i fundit njoftoi gjatë janarit për planet e tij që të largohet në fund të sezonit.

Klopp e ka udhëhequr Liverpoolin për tetë sezone dhe ish-mesfushori i “Të Kuqve”, Xabi Alonso, u mendua fillimisht se do të ishte pasuesi i tij pas sezonit fantastik në Bundesliga me Leverkusenin.

Sidoqoftë, spanjolli vendosi që të qëndrojë edhe për një sezon tek klubi aktual, duke injoruar interesimin e Liverpoolit dhe Bayern Munichut.

Kur bie fjala tek Amorim, ai e ka dëshmuar cilësinë e tij në disa raste. Portugezi e fitoi titullin në kampionatin portugez në sezonin 2020/2021 dhe këtë vit është në rrugë të mbarë për ta përsëritur atë sukses./Telegrafi/