Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Liverpooli ndalet me barazim nga West Ham United

Liverpooli ndalet me barazim nga West Ham United

Liverpooli ka gabuar sërish, duke barazuar 2:2 me West Ham United, kështu duke mbetur shumë prapa në garën për titullin kampion.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk po kalon momentet më të mira të mundshme, pasi e filluan për mrekulli sezonin.

Ata pësuan humbje në ndeshjen e kaluar nga Everton me rezultat 2:0, por forma e dobët e skuadrës nga Merseyside ka nisur që nga humbja ndaj Atalantës që shkaktoi eliminim nga Liga e Evropës.

Ndeshja e sotme u zhvillua në Londër, në shtëpinë e West Ham.

Liverpooli e dominoi ndeshjen me shumë raste të krijuara dhe posedim, por e gjetën veten në disavantazh shumë shpejt.

Jarrod Bowen shënoi golin e vetëm në pjesën e parë, për epërsinë e West Ham 1:0.

Të kuqtë u kthyen në lojë me të filluar pjesa e dytë, kur Robertson barazoi në minutën e 48-të.

Për herë të parë në epërsi në këtë ndeshje, Liverpooli doli në minutën e 65-të, fal një autogoli të portierit Areola, i cili nuk kishte çfarë të bënte pasi lojtari i tij Ogbonna e devijoi topin në momentet e fundit. /Nacionale/