Liverpooli ka një marrëdhënie të gjatë dhe të suksesshme me birrën Carlsberg kështu që edhe pse nuk janë më të pranishëm në fanellat e Reds, sponsorizimi i tyre me klubin nga Anfield ende luan një rol të madh, por duket se jo në rastin e Mohamed Salah.
Në gjashtë ndeshje këtë sezon, ne kemi parë Dominik Szoboszlai (dy herë), Darwin Nunez dhe Alisson Becker të fitojnë çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, në llogarinë e klubit në Twitter, dhe në dy takimet e fundit ka qenë Salah.
Këto vlerësime u shpallën së bashku me një foto që tregon qartë logon e birrës Carlsberg si sponsor i çmimit, i cili jepet pas çdo ndeshje të Reds.
Njoftimet për Salah, i cili u shpall lojtari i ndeshjes kundër Wolverhampton dhe West Ham, ndryshonin nga katër të mëparshmet, pasi logoja e kompanisë së birrës nuk ishte më e pranishme.
Kjo duket të jetë një njohje e qartë nga klubi dhe sponsorët që, për shkak të bindjeve të tij fetare, egjiptiani nuk dëshiron ose nuk duhet të lidhet me asnjë markë të alkoolit.
Këto detaje të vogla me siguri tregojnë se sa shumë Liverpooli si komunitet i kushton vëmendje detajeve, për të siguruar që besimet e të gjithë lojtarëve të respektohen në çdo mënyrë.
Today's #LIVWHU Player of the Match has been crowned…👑@MoSalah 👏 pic.twitter.com/ufM3GakFJm
— Liverpool FC (@LFC) September 24, 2023
/TV Arbëria