Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Liverpool pret Wolves, ëndrra për top 4 vazhdon

Liverpool pret Wolves, ëndrra për top 4 vazhdon

Liverpool pret Wolverhampton Wanderers, sonte në Anfield, në orën 21:00, në ndeshjen që zhvillohet në kuadër të Ligës Premierë.

Kampioni i gjashtëfisht i Evropës, dëshiron t’i mbajë gjallë shpresat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. The Reds, nuk i ngjajnë as për së afërmi Liverpoolit të sezonit të kaluar, andaj edhe synojnë fitoren sonte.

Ndërkaq ujqërit mëtojnë t’i ikin sa më shumë zonës së rrezikimit. Wolverhampton në 24 ndeshje ka arritur të tubojë kaq pikë, kurse Liverpooli gjendet në pozitën e shtatë, me 36 pikë.

Këto dy skuadra janë takuar tre herë gjatë këtij sezoni, me Liverpoolin që e ka arritur të fitojë vetëm një herë në këto tre ballafaqime. Në ndeshjen e parë që këto ekipe u ndeshën në ligë, Wolves mposhti Liverpoolin me rezultat 3-0

Lista e lëndimeve për Jurgen Klopp, vazhdon të jetë e gjatë, me gjermanin që nuk do të mund të llogarisë lojtarët si: Darwin Nunez, Luis Diaz, Tiago e Ibrahima Konate. Kurse Boubacar Traore, Sasa Kalajdzic, Chiquinho, Matheus Cunha dhe Hwang Hee-chan janë lojtarët që do t’i mungojnë ekipit mysafir.

/TV Arbëria