Liverpool ka pësuar një goditje në merkato pasi oferta prej 100 milionë eurosh për sulmuesin e RB Leipzig, Yan Diomande, është refuzuar nga klubi gjerman.
Diomande është kthyer në një nga objektivat kryesorë të “Reds”, të cilët duan të përforcojnë repartin ofensiv para sezonit të ri. 19-vjeçari shkëlqeu sezonin e kaluar në Bundesligë, ku regjistroi numrin më të madh të driblimeve të suksesshme.
Për talentin e Leipzigut kanë shfaqur interesim disa klube të mëdha evropiane, përfshirë edhe Paris Saint-Germain, por Liverpool besohet se është aktualisht në pozitën më të mirë për ta siguruar transferimin e tij.
Megjithatë, sipas raportimeve, Leipzig ka refuzuar paketën fillestare prej 100 milionë eurosh, duke kërkuar një ofertë më të lartë. Klubi gjerman pritet të pranojë vetëm një marrëveshje afër 120 milionë eurove.
Yan Diomande vs Ecuador
Reupload
pic.twitter.com/qZnVlVwBdR— SIR AHMED (@midopido21) June 15, 2026
Liverpool, nga ana tjetër, nuk ka ndërmend të tërhiqet. Klubi anglez pritet të rikthehet shumë shpejt me një ofertë të përmirësuar, ndërsa nuk parashihen probleme në arritjen e marrëveshjes personale me lojtarin nëse Leipzig jep dritën e gjelbër.
Objektivat e tjerë të Liverpoolit
Përveç Diomandes, Liverpool ka nisur lëvizje edhe për përforcime të tjera në sulm. Së fundmi, klubi anglez ka ndërhyrë në garën e Newcastle United për anësorin e Osasunas, Victor Munoz, duke aktivizuar klauzolën e tij të lirimit prej 34.6 milionë funtesh.
22-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e akademive të Barcelonës dhe Real Madridit, ndodhet aktualisht me Spanjën në Kupën e Botës. Liverpool raportohet se ka dërguar stafin mjekësor në Shtetet e Bashkuara për t’i kryer testet mjekësore.