Liverpool ka marrë një fitore komode me rezultat 3-0 ndaj Nottingham Forest, ndeshje kjo e vlefshme për javën e dhjetë në elitën e futbollit anglez.
Vendasit patën dy mundësi të mira me Darwin Nunez por portieri mysafir Matt Turner nuk lejoi që të mposhtej.
Golin e avantazhit Liverpooli e gjeti në minutën e 31-të përmes Diogo Jotas i cili shënoi lehtësisht në portën e zbrazur për rezultatin 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm disa minuta më vonë, thënë më saktë në minutën e 35-të, të besuarit e Klopp arrijnë të dyfishojnë rezultatin, ku kësaj radhe protagonist ishte Nunez i cili poashtu shënon në portën e zbrazët për 2-0 pas asistimit të Szoboszlai.
Me epërsinë prej dy golave të Liverpoolit përfundoi pjesa e parë.
/TV Arbëria