“Të Kuqtë” kanë realizuar dy gola brenda dy minutav, për të marrë avantazhin e parë në këtë duel ndaj “Pulëbardhave”.

Ishte fillimisht Cody Gakpo ai i cili i solli barazimin skuadrës së tij, duke realizuar në minutën e 69-të.

Ndërkohë, vetëm dy minuta më vonë, Mohamed Salah i dha epërsinë e parë skuadrës së tij këtë ndeshje, duke realizuar një eurogol.