Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > LIVE nga Alaska: Takimi historik Trump–Putin po zhvillohet tani

LIVE nga Alaska: Takimi historik Trump–Putin po zhvillohet tani

Në bazën ushtarake Joint Base Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska, sapo ka nisur takimi historik mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Kjo është hera e parë që të dy takohen ballë për ballë pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025.

Në qendër të diskutimeve është lufta në Ukrainë, me Trump që ka paralajmëruar “masa të rënda ekonomike” nëse Rusia nuk ndalon agresionin. Të dy liderët janë të shoqëruar nga zyrtarët më të lartë të diplomacisë dhe sigurisë.

Ky samit po shihet si përpjekje për të riformësuar marrëdhëniet SHBA–Rusi dhe për të ulur tensionet globale. /TV Arbëria

Ndiqeni drejtpërdrejt takimin këtu.