Lidhja e shqipes me trakishten nuk është thjesht hipotezë, pasi shqipja ka qenë folur në Ballkan në epokën pararomake, ky është fakt i pakundërshtueshëm shkencor.
1) achel – e lidhin me ujë ,por krahaso achull-akull (forma ull-uj) të shqipes.
2) ala – ujë, rrjedh, krahas shqip ula-uja
3) alta – ujë, rrjedh, për analogji ulta-ujta
4) an(a), ang, ant(i) – 3 fjalë me rrënjën an qe nënkuptojnë, i përkulur, anësor, kundër, krahaso me shqipen ana, me anë, i anës tjetër.
5) apa- lumë, shpjeguar disa postime lidhja ap-av tek av-ull ujë i ngrohtë.
6) ar-zas – i bardhë, krahas. shqipen ar, rrënja e b-ar-dh ose ndryshe arzas=arsas nga për shkak të s=t kemi artas, krahasuar me shqipen i/e art-e
7) bend- lidh, krahaso me shqipen bind, hyji ilir Bindi
bol-inth(os)- buall që jetonte në malet MESAPE që ndanin medet nga pajonet, krahas shqip buall,buoll
9) bredas – kullotë malore, krahaso me shqip bredha, kullotë mes bredhash ,pra kullotë malore(dako-rumanisht bred i thonë bred-hit)
10) brendas – kaproll , shqipja brini/briri ose brin-dash, pra fjala mund të jetë e përbërë
11) bria – vendqendrim, pastaj qytet, krahaso me shqipen vrri, verri, kalimi b-v ben bria-vria-vrria
12) bru-zas (bru-sas) – shpejt, krahaso me shqipen vru-ll (vru duket edhe e afërt e vrap)
13) kal-as— baltë, krahaso me shqipen, k(e/a)ll-ir, kel-lire, i baltosur i bërë pis nga pluhuri e balta kryesisht.
14) dama – vend ku rrihet, krahaso me shqipen doma-dhoma ose
i dam, i ndarë që rri mënjanë.
15) dars-as- i fortë, i guximshëm , krahaso me shqipen derrm/derrmoj apo me derdeng(dar-deng) , njeri i fortë,i mbushur
16) dero- i mbyllur, krahaso me shqipen derë.
17) dinga – pjellor, krahaso me shqipen dinga/s që do të thotë plot apo deng që ka të njëjtin kuptim.
18) douro- i fortë, krahaso me shqipen duar, ku qëndron forca
19) drenis – dre, krahaso me shqipen dre/ni
20) erm-as – furi, krahaso me shqipen jerm (apo zjerrm) furi, me zjarr
21) germas – i ngrohte , i zjarrte, krahaso me shqipen jerm, zjerm (gr, therm-os), zjarr ose me ziej, i/e zier
22) her-is – dore, krahaso me shqipen k-hra=krah
23) jur-as – ujë, lumë, krahaso me ujr-a
24) kalas – zonë kufitare, krahaso me shqipen kala
25) kenth-as – fëmijë, krahaso me shqipen kerth-i – i vogël
26) kurp – gropë, fole në tokë, (kurth) krahaso me shqipen grop e gërm-oj
27) kurta – dru ? gur ? , krahaso me shqipen gurt
28) mukas – vend ujëndenjur, kënetë, krahaso me shqip i mykur
29) pala- kënetë, pellg, krahaso me shqipen pel-lg, rrënja hipotetike ala-ula-uja
30) për – djalë, bir, krahaso me shqip phir-bir
31) pinon – pi, pije, krahaso me shqipen pi-pin, emri ilir Pinni.
32) pras – hedh me presion (ujin në pergjithësi), krahaso me shqipen plas përplas
33) puris, pyr, pir – djale, bir, krahaso me shqipen phir-bir
34) pusinas – pyll me pisha, krahaso me shqip, pis(h)a
35) rezas (resas) – mbret, krahaso me shqipen mb- ret, res(as)-ret, mbret atëherë del mbi-ret, mbi mbret.
36) sabazias (sabatias)- i lire, liroj, krahaso me shqipen sh(a)phat-ues- shpet-ues-lirues, Hyji iliro-trak Sabatius-Sabazio mund të ketë qenë shpëtuesi.
37) rumbas- ujë i shpejtë, rrymë, krahaso rum me shqipen rrym.
38) saut-is- përtac, që rri në një vend, krahaso me saut/saus me shqipen sos, përfundoj, i lodhur, i sosur
39) sek-as – bar, drithë, krahaso sek-tek me shqipen thek-ër, (sika-thika pra njihet se s është kthyer në th)
40) semela – tokë, krahaso me shqipen themel, prapë së kthyer në th.
41) skalp – gjuaj, godas, krahaso me shqipen shkep (ne dru) apo shkolit – shpërbëj apo shkop
42) skaplis – sëpatë, krahaso shkap- me shkop
43) skarsas – cekur, përkulur, di traverso (italisht), krahaso , me shkaras, jam shkaras dmth jam i përkulur, s’kam ekuilibër.
44) skilas – i shpejtë, krahaso rrenjen skil me shqipen shkel, ja shkeli dmth filloi të vrapojë shpejt.
45) skumbras – mal, kodër, krahaso skumb-shkumb me shqipen shkamb/shkëmb
46) struma, strumon (lumi strimon i pajoneve)- rryme lumi, rrjedh, ruma me shqipen rryma.
47) suka – grykë mali apo e care(crepa it, crack anglisht), krahaso me shqipen suka ose cuka.
48) sura – rrjedh, sërish fjala rrjedh prandaj nuk është i pamundur krahasimi me shqipen shurra
49) suras – i thartë, krahaso me shqip, thart nëpërmjet sart-sarat/s, kalimi s-th i përmendur më lart, sika-thika
50) taru- dru me maje, ushte, krahaso me dru
51) thurd – shkatërroj, kollapsoj (për sqarim), krahaso me shqipen i/e thyer(t)
52) tirsas – i shpeshtë, i dendur, i plotë, krahaso me shqipen tras(h)-trashësi
53) titha – ditë, dritë, shkëlqim, krahaso me shqipen dita.
54) ton- prezente, e tashme, e tanishme, krahaso ton me tani
55) tund – shtyj, krahaso me shqipen tund (djepin), pije dhe me fund, fare mos u tund.
56) tuntas – shumë, dendur, krahaso tunt me shqipen tynt-dynd
57) turm – turrem, vrapoj, krahaso me shqipen turr e fjalen turm
58) veger- qullte e i ngrohtë, i vakët, krahaso veg me shqip. vak(ët)
/TV Arbëria