Përfaqësuesit e Listës Srpska nuk e kanë dërguar ankesën e paralajmëruar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër emërimit të Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, ka njoftuar Zyra për Komunikim dhe Informim e këtij institucioni.
Radio Kim ka kontaktuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për të pyetur nëse Lista Srpska ka paraqitur ankesë kundër emërimit të Nenad Rashiqit në postin e Ministrit për Komunitete dhe Kthim.
“Deri në këtë moment nuk kemi marrë asnjë ankesë nga përfaqësuesit e Listës Serbe”, ka thënë për Radio Kim të premten Veton Dula, drejtor i Zyrës për Komunikim dhe Informim të Gjykatës Kushtetuese.
Nënkryetari i Listës Srpska Igor Simiq nuk ka dhënë përgjigje në pyetje.
Emërimi i Rashiqit në Qeverinë e Kosovës u bë më pak se një muaj pasi përfaqësuesit e serbëve në veri filluan bojkotimin e institucioneve të pakënaqur me vendimin e qeverisë Kurti për target e automjeteve. /TV Arbëria