Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lista Serbe kundër ndërtimit të urave në veri, nisin një peticion

Lista Serbe kundër ndërtimit të urave në veri, nisin një peticion

Pas vënies së gurthemelit të dy urave mbi lumin Ibër, ka reaguar kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, i cili tha se serbët janë kundër një vendimi të tillë, pasi sipas tij, ura nuk do të jetë simbol i bashkimit, por i përçarjes dhe ndarjes

Ai njoftoi se Lista Serbe po nis një peticion kundër ndërtimit të urës, të cilin qytetarët do të mund ta nënshkruajnë nga e hëna, përpara selisë së partisë.

“Këto ditë kemi pasur bisedime intensive me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe presim një përgjigje më serioze prej tyre ndaj këtij provokimi të dukshëm nga Prishtina. Në fund të fundit, detyra e bashkësisë ndërkombëtare është të sigurojë paqen për çdo qytetar dhe shpresoj se ata do të kenë sukses në këtë”, thekson Elek, shkruan kossev.

Ai shton se ata nuk u pyetën për ndërtimin e një ure të re dhe theksoi se të gjithë serbët janë kundër saj.

“Ne të gjithë e dimë shumë mirë se ura mbi Ibër është simbol i vuajtjeve të popullit serb, i cili shpëtoi veriun e Kosovës me jetën e tij, si dhe imazhi i bashkësisë ndërkombëtare që flet vazhdimisht për multietnikë. Në të njëjtën kohë, ne ua bëmë të qartë të gjithëve se nuk u konsultuam dhe as nuk u pyetëm për ndërtimin e një ure të re dhe theksuam se të gjithë serbët janë kundër saj. Prandaj, ne nisëm një peticion, të cilin qytetarët tanë do të mund ta nënshkruajnë nga e hëna para selisë së Listës Serbe”, tha ai.