Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse...

Simboli i miqësisë “Buddy Bear”, Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur

Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Kështu...

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj të dënuarit, Jetmir Kastrati

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lista Serbe kërkon nga SHBA-të një përfshirje më të madhe në mbrojtjen e të drejtave të serbëve

Extra AL PVC

Disa nga zyrtarë e Listës Serbe, të premten, kanë takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku nga ky i fundit kanë kërkuar që SHBA-të “të përfshihen edhe më shumë në mbrojtjen e të drejtave të serbëve”.

Nëpërmjet një komunikate për media, Lista Serbe, ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për pozitën dhe problemet e popullit serb në Kosovë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan pozitën jashtëzakonisht të vështirë të popullit serb dhe theksuan se si lëvizjet e njëanshme të ‘regjimit’ në Prishtinë i zmbrapsën marrëdhëniet ndëretnike dhe e vendosën popullin serb në pozitën më të vështirë që nga viti 1999”, thuhet në komunikatën për media.

Ndër të tjera gjatë takimit Lista Serbe ka kërkuar që SHBA-të “të përfshihen edhe më shumë për të mbrojtur të drejtat e popullit serb, për të parandaluar lëvizjet e njëanshme dhe për të respektuar marrëveshjet e nënshkruara që garantojnë të drejtat e popullit serb”.

Të njëjtën kërkesë ndaj SHBA-ve parashtroi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një takim me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor John Harris.

Vuçiç, siç njoftoi vetë ai nëpërmjet një postimi në platformën sociale Facebook, kërkoi nga Harris një mbështetje më të fuqishme të SHBA-ve për mbrojtjen e serbëve dhe sigurimin e të drejtave të tyre në Kosovë.

spot_img

Të fundit

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse...

Simboli i miqësisë “Buddy Bear”, Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur

Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Kështu...

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj të dënuarit, Jetmir Kastrati

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytetin Krivi Rih, njoftuan autoritete vendase. Sulmi la të vraë një 12 vjeçar dhe dy...

Simboli i miqësisë “Buddy Bear”, Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur

Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Kështu u tha në shënimin e 25 vjetorit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me...

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj të dënuarit, Jetmir Kastrati

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka përfunduar hetimet paraprake dhe dërgoi për proces gjyqësor dosjen ndaj 5 të...