Lista Serbe ka dalë me një reagim teksa u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në veri të Kosovës për vetëpërmbajtje.
LS madje ka kërkuar nga ta që ta lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in që të lëvizin në këtë pjesë të vendit.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që të lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in të lëvizin sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë”, thuhet në njoftimin për media, ndërsa kanë kërkuar nga qytetarët që të parandalohet hyrja e Policisë së Kosovës atje. /TV Arbëria