Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Lista Serbe fajëson Kurtin e Sveçlën për plagosjen në veri: Po fshehin përgjegjësit e sulmeve ndaj serbëve

Lista Serbe fajëson Kurtin e Sveçlën për plagosjen në veri: Po fshehin përgjegjësit e sulmeve ndaj serbëve

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, mbrëmë në veri të Mitrovicës.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Lista serbe, e cila ka kërkuar edhe tërheqjen e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Lista serbe sikurse edhe mediat serbe, për këtë rast ka drejtuar gishtin nga Policia e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti.

“Lista serbe dënon ashpër tentativën për vrasjen e serbit Milan Jovanoviq nga forcat speciale të Kurtit në Urën e Bistricës, në rrugën Mitrovicë – Leposaviq dhe kërkon tërheqjen urgjente të të gjitha njësive speciale që janë të pranishme ilegalisht në veri të Kosovës”, thuhet në një reagim të lëshuar nga Lista serbe.

Më tej në reagimin e tyre thuhet se “përgjegjësit për sulmet ndaj serbëve fshihen nga autoritetet më të larta në Prishtinë dhe ministri Sveçla, i cili padyshim i mbështet veprimet ilegale të këtyre njësive”.

Partia e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të kërkoj tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu, për siç kanë deklaruar “për të rivendosur paqen në këtë pjesë dhe për të parandaluar rrezikimin e jetës së qytetarëve”. 

/TV Arbëria

Powered by WordPress