Ish-kryetari i Kaçanikut nga radhët e PDK-së, Xhabir Zharku, nuk ka dashur të komentojë për vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, që e futi në listën e zezë të tyre, shkaku i aferave korruptive. Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se kjo listë mund të zgjerohet.
Gjatë pati problem me ligjin ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku e ato duket se i janë shtuar.
Shkaku i aferave korruptive, ish-zyrtari i PDK-së, është futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit.