Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Lista e ushqimeve që ndihmon në përmirësimin e memories suaj

Lista e ushqimeve që ndihmon në përmirësimin e memories suaj

Shumë njerëz ankohen se kanë një memorie të dobët dhe për këtë ekzistojnë arsye të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë që t’ia lëmë fajin moshës. Të mendosh se nuk mund të bësh asgjë për të përmirësuar situatën, është e gabuar.

Neuro-transitorët ose qelizat e trurit, janë përgjegjësit për përçimin e informacioneve në të gjithë trupin, si dhe për lëvizjet motorike të tij. Nëse ju ndodh që të bllokoheni në mes të fjalisë, me siguri që njëra nga këto qeliza nuk ka funksionuar siç duhet.

Në të shumtën e rasteve kjo ndodh si pasojë e ushqimeve jo të duhura.

Ushqimet që Ndikojnë në Përmirësimin e Memories

Disa vlera ushqimore të veçanta të cilat sipas të dhënave të Agroweb.org ndihmojnë në një memorie më të fortë janë:

Magnezi, i cili ushqen trurin dhe neuro-transitorët. Mund ta gjeni tek midhjet, arroret dhe bishtajoret.

Vitamina C ndihmon në qarkullimin e gjakut në trup. Të pasura me të janë kivi, domatet, kumbullat, agrumet.

Vitamina E përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, ushqimet që e përmbajnë këtë janë farat e lule diellit, bajamet, vaji i ullirit, lajthia.

Zinku mbledh dhe largon substancat toksike nga truri duke i nxjerrë ato jashtë organizmit tonë. Këtë mineral mund ta marrim përmes kërpudhave, drithërave dhe gocave të detit.

Acidet yndyrore të omega 3 janë shumë të rëndësishme. Nëse në dietën tonë përfshijmë dhe ushqimet e detit, farat e linit, do të marrim një sasi të konsiderueshme.

Shafrani Indian ndihmon në reduktimin e pllakave bakteriale, shkaktarët kryesorë të Alzheimerit. Mund ta përfshini fare lehtë në gatimet tuaja, pasi është një erëz që mund të përdoret gatime të ndryshme. Madje mund dhe ta përdorni në lëngjet e frutave të shtrydhura në mëngjes.

Shafrani Indian vjen si hyrje e re në përmirësimin e memories, ndërsa famën si një super ushqim e mori prej vlerave anti-inflamatore.

Powered by WordPress