Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Lista e liderëve që Izraeli kërkon të eliminojë

Lista e liderëve që Izraeli kërkon të eliminojë

Izraeli duket se ka një listë të qartë konkrete me udhëheqës politikë e ushtarakë në shënjestër. Duke filluar nga Mohammed Deif e deri tek Ismail Haniyeh që mbeti i vrarë më 31 korrik, Izraeli ka vrarë shumë anëtarë e liderë të Hamasit dhe është në kërkim të të tjerëve.

Jahja Sinwar: Lideri i Hamasit në Rripin e Gazës, ai është 62 vjeç dhe mbahet si një nga arkitektët kryesorë të sulmit të 7 tetorit. Ai dyshohet se ka vrarë 12 informatorë izraelitë dhe brutaliteti i tij i dha pseudonimin “Kasapi i Khan Yunis”. Ai u arrestua nga Izraeli në vitin 1988, por u lirua në një shkëmbim të burgosurish në vitin 2011. Sipas shtetit hebre, fshihet në një bunker.

Hassan Nasrallah: I lindur më 31 gusht 1960 në Bejrut, ka qenë sekretar i përgjithshëm i Hezbollahut që nga viti 1992. Në fund të viteve 1980, u ngjit në gradat ushtarake të organizatës. Kur potenciali i tij udhëheqës u bë i qartë, ai udhëtoi në Iran për të vazhduar arsimimin e tij fetar në Kum. Në vitin 1989, u kthye për të luftuar në Liban deri në fund të luftës civile. Ai mori drejtimin e Hezbollahut pasi paraardhësi i tij, Sheikh Abbas al-Musawi, u vra nga një raketë izraelite.

Khaled Meshaal: Ai është 58 vjeç dhe paraardhësi i mundshëm i Ismail Haniyeh. I ka shpëtuar një sulmi në vitin 1997 në Jordani. Dha dorëheqjen si udhëheqës politik i Hamasit në vitin 2017, por në cilësinë e tij si bashkëthemelues i organizatës mbetet shumë me ndikim në grup. Aktualisht jeton në Katar.

Mohammed Ali Al-Houthu: I lindur në vitin 1979, është kreu i Komitetit Suprem Revolucionar të rebelëve Houthi të Jemenit. Ishte një nga komandantët ushtarakë që udhëhoqi pushtimin e kryeqytetit jemenas Sanaa në shtator të vitit 2014 dhe ka qenë udhëheqës de facto i Jemenit që nga marrja e qeverisë jemenase nga rebelët në 2015.

Mohammed Deif,  i vrarë më 13 korrik: Komandanti i Brigadave Qassam, që besohet të jetë organizatori i sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, mund të jetë vrarë në një sulm në Maëasi, në Gazën jugore, më 13 korrik. Hamasi pretendon se ai është ende gjallë, por sipas zëdhënësit ushtarak izraelit, Daniel Hagari, ka shenja se Deif, ka vdekur. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Ismail Haniyeh, i vrarë më 31 korrik: Lideri politik 62-vjeçar i Hamasit që nga viti 2017, u vra në Teheran. Ai lindi në një kamp refugjatësh në Gaza dhe që nga viti 2019 jetonte në Doha, Katar.

Fuad Shukr, i vrarë më 31 korrik: Numri 2 i Hezbollahut u vra në një sulm ajror në Bejrut. I lindur në vitin 1962, ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i komandantit, Imad Mughniyah. Shukr, i njohur gjithashtu si Haxhi Mohsin, ishte pjesë e Këshillit të Xhihadit.

Muhamed Naama Naser, vdiq më 3 korrik: Komandanti i njësisë “Aziz” të Hezbollahut, i mbiquajtur “Abu Naama”, u vra më 3 korrik nga një dron në zonën Tsur. Njësia e tij është përgjegjëse për një sektor të madh nga Libani jugor.

Taleb Sami Abdullah, vdiq më 12 qershor: Një anëtar i lartë i forcave të armatosura të Hezbollahut, me nofkën “Abu Taleb”, u vra në një sulm ajror në fshatin Joya (Libani jugor).

Mohamad Reza Zahdi, vdiq më 1 prill: Gjenerali 63-vjeçar iranian u vra në një sulm në Damask për të cilin fajësohej Izraeli. Ai ishte udhëheqësi më i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare dhe më i shquari që humbi jetën në një sulm pas vrasjes me urdhër të SHBA-së të Qassem Soleimani në Irak në vitin 2020. Ai njihej edhe si Reza Mahdavi, Hassan Mahdavi ose Alireza Zahedi.

Powered by WordPress