Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Lirohet serbi i arrestuar në Jarinje, detaje nga Policia

Lirohet serbi i arrestuar në Jarinje, detaje nga Policia

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka bërë të ditur se serbi i cili u arrestua sot në Jarinjë është liruar.

Elshani në një prononcim për Reporteri.net ka bërë të ditur se pas intervistimit është ai ëhtë liruar dhe se është përgatitur një raport informues për prokurorinë.

“Është liruar. E kemi bërë një raport informues për Prokurorinë.”, tha Elshani.

Elshani theksoi se personi në fjalë është arrestuar nën dyshimin se ka bërë fotografim të paautorizuar.

“Personi ka qenë nën dyshimin për fotografim të paautorizuar, ka qenë i vendosur në stoplistë dhe është ndaluar në hyrje në Jarinjë duke hyrë nga Serbia në drejtim të Kosovës. Pasi që është ndaluar ai është dërguar në stacionin policor në jug të Mitrovicës për intervistim. Aty është intervistuar dhe para një ore ai është liruar”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:

Arrestimi i serbit në Jarinje, Policia zbulon detaje nga rasti

Themes by WordPress