Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lirohet nga spitali polici, që u plagos të dielën në veri

Lirohet nga spitali polici, që u plagos të dielën në veri

Është liruar nga spitali polici Alban Rashiti, i cili u plagos ditën e diel në veri nga grupe terroriste.

Rashiti ka qenë i plagosur në krahë, drejtori i Klinikës Torkale, Nazmi Kolgeci konfirmoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Po mund të konfirmoj se është liruar nga Spitali, gjendja e tij është e mirë”, tha ai.

Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, një tjetër polic u plagos dhe një u lëndua.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë.

Policia njoftoi gjatë ditës së diel, se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist.

Lidhur me sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës ka pasur reagime të shumta nga ndërkombëtarët.
/TV Arbëria

Powered by WordPress