I plagosuri i sotëm në qendër të Prishtinës, është liruar nga QKUK-ja për në shtëpi.
Kështu ka konfirmuar për Insajderin, mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla.
Gjatë ditës Syla ka treguar për Insajderin se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
“Gjendja momentale është jashtë rrezikut për jetë. I kemi përfunduar të gjitha procedurat mjekësore dhe besoj që brenda ditës do të jetë i gatshëm edhe që të lirohet nga spitali”, ka thënë Syla për Insajderi.
Insajderi ka sjellur gjithashtu edhe pamje ekskluzive të momentit kur ndodhi plagosja e tij.
Në video shihen teksa tre persona grushtohen me njëri tjetri, ku më pas njëri nga ta gjuan me armë duke e lënë një person të plagosur.
Të njëjtit largohen nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit “Audi”.
Insajderi mëson se emri i personit të plagosur është Pajtim Gashi.