Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Lirohet nga paraburgimi Dj Crax, dyshohej se bashkë me Noizyn i rrahën brutalisht dy persona në Pejë

Lirohet nga paraburgimi Dj Crax, dyshohej se bashkë me Noizyn i rrahën brutalisht dy persona në Pejë

Bahtjar Bajraktari, është liruar nga paraburgimi.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se brenda afatit ligjor është parashtruar kërkesa për paraqitje në stacion policor nga i pandehuri Bajraktari.

“I njëjti me urdhër-arrest të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar në Republikën e Shqipërisë dhe ka qëndruar mbi 70 ditë në paraburgim atje. Është ekstraduar nga Republika e Shqipërisë dhe i njëjti është ndaluar fillimisht për 48 orë pas intervistimit dhe njëkohësisht Prokurori i Shtetit ka kërkuar që i njëjti të paraqitet një herë në javë në stacionin policor”, tha Nikçi.

Fillimishtm Bajraktari ishte ndaluar për 48 orë nga Prokurori i Shtetit.

Dj Crax, akuzohej se bashkë me reperin Noizy i kishin rrahur brutalisht dy persona në muajin gusht, Tik-Tokerin Medi Isenin dhe mikun e tij Bekim Hadërgjonajn.

Rasti kishte ndodhur në një nga diskotekat e Pejës.

Bajraktari është në liri pas dy muajsh e gjysmë. Ai kishte qëndruar në paraburgim në Shqipëri, teksa para disa ditësh ishte ekstraduar nga Prokuroria e Pejës

Powered by WordPress