Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lirohet nga akuza logopedi i akuzuar për keqtrajtimin e pacientes 3 vjeçare

Lirohet nga akuza logopedi i akuzuar për keqtrajtimin e pacientes 3 vjeçare

Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu është liruar nga akuza për veprën penale “Trajtimi i pa ndërgjegjshëm mjekësor”.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Gjilan më 30 tetor të këtij viti.

Iljasa Fazliu ishte akuzuar për trajtim të pa ndërgjegjshëm mjekësor në vitin 2022, kur ishte publikuar një audioincizim, Fazliu kishte abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 3 vjeçare të diagnostikuar me autizëm.

Në video-incizimet e publikuara në media ai dëgjohej duke e sharë e ofenduar fëmiun teksa dëgjonte të qarat e tij.

Powered by WordPress