Për 8 për qind është liruar çmimi i rrymës për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh, ka miratuar Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energjisë të martën.
Deri më 1 prill, çdo shpenzim mbi 800 kilovatë ka kushtuar 14.45 centë për tarifën e lartë (të ditës) dhe 6.81 centë për tarifën e ulët (atë të natës).
Me zbritje çmimi i kilovatit të shpenzuar mbi blloktarifë kushton 13.29 centë për tarifën e lartë dhe 6.26 për tarifën e ulët.
Tarifat e reja vlejnë për periudhën nga 1 prilli 2024.
Sipas të dhënave të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.
Kur çmimi i energjisë elektrike ishte shtrenjtuar rreth dy vite më parë, për konsumatorët që konsumojnë mbi 800 kilovatë energji për muaj, për orë ishte caktuar tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent.
/TV Arbëria