Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lirohen aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku, u arrestuan në protestën për vrasjen e Hamide Magashit

Lirohen aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku, u arrestuan në protestën për vrasjen e Hamide Magashit

Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist”, ka bërë të ditur se janë liruar aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku.

Ferizi dhe Mjeku ishin arrestuar nga policia në protestën që është mbajtur për rastin e vrasjes së, Hamide Magashit, e cila ishte në javën e fundit të shtatëzënisë.

Arrestimi i dy aktivisteve është kritikuar jashtëzakonisht shumë. Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kritikuar prokurorinë për mbajtjen në ndalim për 48 orë të dy aktivisteve.

Haxhiu ka thënë se aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e tyre të plota për të protestuar ndaj çdo institucioni, derisa ka adresuar kritika për prokuorin, duke thënë se ndjek aktivistët derisa toleron kriminelët dhe të korruptuarit.

“Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit.

Aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucion”, ka shkruar Haxhiu.   /TV Arbëria

 

LEXO EDHE:

Haxhiu: Aktivistët kanë liritë e plota për të protestuar ndaj çdo institucioni

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress