Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lirim Mehmetaj: Edhe 2 milionë të tjera të avulluara për projektimin e digës së Pollatës në Podujevë

Lirim Mehmetaj: Edhe 2 milionë të tjera të avulluara për projektimin e digës së Pollatës në Podujevë

Gazetari Lirim Mehmetaj përmes një opstimi në Facebook ka njoftuar për një shumë me vlerë rreth 2 milionë euro ku thotë se janë ‘avulluar’ për projektimin e digës së Pollatës në Podujevë, përcjell TV Arbëria. 

Mehmetaj theksoi se një nga rastet e kësaj hajnie multi-milionëshe është edhe ndërtimi i tri digave për akumulim të ujit në Kosovë.

 

Postimi i plotë:

Ekskluzive: Edhe 2 milionë të tjera të avulluara për projektimin e digës së Pollatës në Podujevë

Derisa Vetëvendosja po përpëlitet me hartimin e listave për deputetë, unë po vazhdoj punën time në dëshmimin e hajnive milionëshe, sërish nga Liburn Aliu e Naser Hafizi.

Një nga rastet e kësaj hajnie multi-milionëshe është edhe ndërtimi i tri digave për akumulim të ujit në Kosovë.

Këtë herë po iu tregoj për digën e Pollatës në Podujevë.

Për këtë digë, vetë Projekti kryesor i ka kushtuar Kosovës plotë 2 milionë e 225 mijë euro.

Për të njëjtën gjë, në Kroaci, në një vend të Bashkimit Evropian, janë dashur vetëm 265 mijë e 445 euro e 97 centë.

Pra, në Kosovë ka kushtuar e njëjtë gjë 1 milion e 959 mijë e 555 euro më shumë se në Kroaci.

Njëjtë për digën e Kuqicës janë shpenzuar 1 milion e 823 mijë euro më shumë se në Kroaci.

Në veç këto dy raste bëhet fjalë për vjedhje të diçka më shumë se 3 milionë e 700 mijë eurove.

Këto janë para vetëm të projektimit. Ndërtimi i këtyre digave kushton dhjetëra miliona të tjerë.

Paramendojeni hajninë aty sa shkon.

Ju vazhdoni shikoni lista deputetësh, Vetëvendosja shikon listat e vjedhjes së milionave.