Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Liria Ka Emër” distancohet nga grafiket kundër Fadil Gecit

“Liria Ka Emër” distancohet nga grafiket kundër Fadil Gecit

Platforma “Liria Ka Emër”,janë distancuar nga grafitet denigrues që u shfaqën sot në Prishtinë për ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fadil Geci.

“Te shtyrë nga zhvillimet e ditës së sotme, sqaron opinionin publik se nuk ka të bëjë asgjë me asnjë lloj veprimtarie jozyrtare, e posaçërisht grafiteve të cilat janë shfaqur sot në qytetin e Prishtinës.
Veprimtaria e platformës “Liria Ka Emër” është një dhe e vetme: mbrojtja, respektimi dhe promovimi i vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Liria Ka Emër” nuk ka qëllime politike dhe nuk është paltformë e cila merret me denigrimin e askujt”, thuhet në reagim.

Nga ideatorët e “Liria ka emër”, është thënë se veprimtaria e platformëssë tyre është legale, publike dhe transparente.

“Si e tillë, platforma “Liria Ka Emër” kërkon mirëkuptimin e secilit qytetar të Republikës së Kosovës që t’a mbajnë larg nga diskursi, polemikat apo mosmarrëveshjet publike. “Liria Ka Emër” fton organet e drejtësisë që të merren seriozisht me zbardhjen e këtij rasti sa më parë që është e mundur.”, thuhet në reagim.

 

Grafitet janë vendosur dy ditë pasi Geci përfundoi dëshminë në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Shka i biri i shkinës”, thuhet në grafitet e vendosura sot në kryeqytet