Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Liri, pjesë e filmit për Reçakun me Robert De Niron

Liri, pjesë e filmit për Reçakun me Robert De Niron

Një nga projektet më ambicioze ndërkombëtare që trajton luftën e Kosovës po merr jetë, dhe një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen është këngëtari Liri Tahiri. Ai publikoi pamje nga seti i filmit, i veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jelek taktik dhe armë në dorë, duke shkruar se është “gati për filmin e reçakut”. Në një tjetër video të xhirimeve, Liri paralajmëron: “Prap shihemi 2026.”

Filmi pritet të grumbullojë emra të mëdhenj të Hollywood-it, përfshirë ikonën e kinemasë Robert De Niro. Lajmin e ka bërë të ditur producenti kosovar Fitim Krasniqi, i cili prej vitesh krijon projekte për tregun ndërkombëtar.

Sipas Krasniqit, filmi mbështetet mbi një histori tërësisht personale — tragjedinë e babait të tij, të lidhur me një nga episodet më të dhimbshme të luftës së Kosovës.

Pamjet e Lirit në uniformën e UÇK-së kanë filluar të qarkullojnë në rrjet. Ai shfaqet i përgatitur për një rol që duket shumë më i thellë se sa një paraqitje e zakonshme — një përfaqësim i një periudhe që ka shënuar historinë e popullit të tij.

Publiku tashmë pret me padurim debutimin e tij filmik dhe momentin kur ai do të ndajë skenën me Robert De Niron në një film që synon ta sjellë të vërtetën e Kosovës në ekranet e mëdha të botës.