Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Liqenet e Funarit, destinacion i preferuar për vizitorët vendas e të huaj

Liqenet e Funarit, destinacion i preferuar për vizitorët vendas e të huaj

Liqenet e Funarit në Elbasan janë një prej perlave natyrore, kthyer në destinacion të preferuar për vizitorët vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

Mes Elbasanit dhe Tiranës, mes kodrave me pyje dhe 4 liqeneve ndodhet zona e Funarit, e konsideruar si një perlë e pashfrytëzuar e turizmit.

Ky vend ndodhet vetëm 20 kilometra nga Elbasani ose 25 km nga Tirana dhe tashmë po kthehet në një destinacion turizmi duke shfrytëzuar bukuritë naturore dhe afërsinë me dy prej qyteteve më të mëdha të vendit.

Pikërisht në zonën e Funarit, vitin 2022 nisi puna për pistën e parashutizmit dhe ndërtimin e pikës së informimit të vizitorëve.

Kryetari i bashkisë se Elbasanit e ka vlerësuar projektin “Funari Adventure Park” si një nga projektet më të mira për zhvillimin e turizmit.

Funari është një zonë e pasur me pyje dhe me katër liqene apo rezervuarë të ndarë dy brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë atë, shkruan ATSh.

Deri pak kohë më parë, Funari ishte thuajse i harruar për nga vetë infrastruktura e amortizuar, pasi duheshin tri orë për rrugën që sot mund ta përshkosh për 1 orë.

E pasur me pyje pishash dhe dushku, Funari ofron një klimë të shëndetshme që, nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionale të zonës, bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavën.

/TV Arbëria

Themes by WordPress