Një trup i pajetë është gjetur i groposur sot në fshatin Baicë të Lipjanit,
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se bazuar në rrethanat fillestare dyshohet për vrasje të rëndë.
“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur menjëherë veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht, hetuesit janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, ka thënë Ahmeti.