Lionel Messi e pranoi rreth një javë më parë se do të ndihej i lumtur nëse arrin ta bëjë historinë në Copa America dhe duhet të njihet nga të gjithë.
Messi nuk shkon pas rekordeve, ato e ndjekin atë. Ai ka bërë histori në aspektin individual dhe atë kolektiv në këtë garë.
Ai e nisi nga minuta e parë në ndeshjen hapëse ndaj Kanadës dhe me këtë ai u bë lojtari me më së shumti paraqitje në këtë garë, e cila ka ekzistuar që 108 vite.
Me këtë ndeshje ai numëron 35 paraqitje në Copa America, duke tejkaluar portierin kilian Sergio Livingstone, i cili e mbante rekordin me 34 ndeshje që nga viti 1953.
Lionel Messi just broke the Copa América record of matches played with 35 👑
La Pulga also becomes the first Argentine to play in SEVEN editions of this tourney 🇦🇷
Timeless 🐐 pic.twitter.com/y77adASiBV
— ESPN FC (@ESPNFC) June 21, 2024
Messi mund të vendosë më shumë rekorde në aspektin individual dhe ekipor
Ani pse është e komplikuar, Messi gjithashtu mund të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare.
Momentalisht ai ka 13 gola të shënuar në gjashtë edicione që ka marrë pjesë. Golashënuesit më të mirë në Copa America kanë 17 gola dhe Messi padyshim mund ta arrijë këtë shifër.
Ai do synojë që ta barazojë rekordin e Tucho Mendez i cili ka luajtur në vitin 1940 dhe brazilianit Zizinho, aktiv mes viteve 1940 dhe 1950. Është e vështirë, por jo e pamundur.