Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lindin trenjakë në një familje në Lipjan, kryetari shpërblen prindërit me 1500 euro

Lindin trenjakë në një familje në Lipjan, kryetari shpërblen prindërit me 1500 euro

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ndarë një subvencion prej 1500€ për babanë e trinjakëve.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i Komunës së Lipjanit Diamant Bytyqi bashkë me kryesuesin Dautin dhe drejtorin Sead e k takuar Fisnikun që para disa dite është bërë baba i trinjakëve.

“Sot bashkë me kryesuesin Dautin dhe drejtorin Sead e kemi takuar Fisnikun që para disa dite është bërë baba i trenjakëve. Kryetari Imri Ahmeti ka ndarë një subvencion prej 1500€ në shenjë kujdesi dhe mbështetje për familjen Luma. Fisit, Shkodranes e gjithë familjes i urojmë shëndet, të vegjëlit tuaj Najla,Maldi dhe Troi janë një bekim i madh dhe urojmë që çdo ditë të jetë e mbushur me buzëqeshje dhe dashuri të pafundme”, thuhet në njoftim.