Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Limaj: Veç në Kosovë ndodhë që kryeministrit mos i jetu as gruaja as fëmija në vendin ku qeverisë

Limaj: Veç në Kosovë ndodhë që kryeministrit mos i jetu as gruaja as fëmija në vendin ku qeverisë

Në emisionin EURO N’T7 sonte është diskutuar për nismën ekonomike të Fatmir Limajt dhe partisë së tij.

Në këtë intervistë Limaj ka konstatuar se katër vitet e kësaj qeverie janë të humbura në secilën fushë.

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar shumë ashpër për faktin se kryeministrit Kurti as gruaja as fëmija nuk i jetojnë në Kosovë.

“o shqiptar kuptojeni që kryeministri ynë të ardhmen e familjes së tij e ka bërë dhe është duke e bërë jashtë Kosovës, nuk ndodhë në asnjë shtet tjetër të botës kjo. Moralisht vendi nuk ëstë dashur ta pranojë një kryeministër të tillë. Si është e mundur që të flas për perspektiven e familjes e familjen tuaj të kesh jashtë Kosovës. Pse s`po io bien femijt e tu kryeministër për me përjetua këtë vizion të mirë për të cilin po flet por po i mban ata jashtë vendit. cfare norme morale e politike ke tij kur  fol për mirëqenie e zhvillim, ti që nuk e ndan jetën e përditshme të qytetarit me fëmijët e tu. Ti flet për fëmijët e tjerë e ke vendos që fëmijët e tu me jetu në Norvegji, ti flet për patriotizëm a të ardhmen e familjes e ke projektu jashtë vendit, kjo ndodhë vetëm në Kosovë”, ka pohuar Limaj.

Ai ka treguar edhe përvojën e tij gjatë luftës së UCK ku thotë se nuk ka pranuar që fëmijë e tij të largohen nga Kosova edhe përkundër mundësisë që i është ofruar.

“Luftë nuk kam pranu që të largohen fëmija e mijë nga Kosova, çka ka vlerë fëmija im më shumë se i yti, nuk kam pranu në asnjë moment që unë të vij të luftoj t’i largoj fëmit e mijë derisa fëmit e tjerë të rrezikohen sepse moralisht nuk mund të luftoj e të jem aty. çka me ju thanë u njerëzve jam ardh me çliru vendit, e ku i ki fëmit, volla i kam largu Zvicër. E me fmi tonë më ba patriotizëm a, dokumentet e Zvicrës i kam pas dhe nuk kam pranu”, ka shtuar Limaj.