Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj nuk u është përgjigjur gazetarëve, ndërsa ka dalë dhe është kthyer përsëri në sallën kryesore të Kuvendit.
Gjatë këtyre lëvizjeve, ai ka refuzuar të flasë për gazetarët. Një gazetare e RTV Dukagjinit tha se e ka parë Limajn duke folur në telefon.
Limaj para se të hynte në Kuvend tha se nuk ka ndryshuar diçka në orët e fundit dhe se qëndrimet e kësaj partie “tanimë janë publike”.
“Besoj do të flasim më shumë pas seancës. Qëndrimet tona tanimë janë publike dhe besoj jeni të informuar të gjithë”, tha ai.
I pyetur nëse kryetari i LVV-së, Albin Kurti e ka kontaktuar orët e fundit, Limaj tha: “Jo, s’jam kontaktuar”.