Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur lidhur me punën e Qeverisë.
Ai është shprehur se shteti dhe vendimmarrja nuk janë hajgare.
Më tutje kryetari i Nismës, u shpreh se vendimmarrja dhe negocimi janë art dhe sipas tij, me to vendi shtyhet përpara.
“Shteti nuk është hajgare, vendimmarrja nuk është hajgare. Vendimmarrja, negocimi është art, është përvojë, ajo nuk vjen brenda natës, me to shtyhet vendi yt përpara, ose largohet nga vijat, ti edhe nuk e sheh”, është shprehur ai në Klan Kosova.
Nisma në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë me AAK-në së bashku në një listë zgjedhore.