Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Limaj: Prokuroria e ka kursy shumë qeverisjen e Kurtit, është vonuar

Limaj: Prokuroria e ka kursy shumë qeverisjen e Kurtit, është vonuar

Kryetari i Nismës SocialDemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk ka ndodhur asnjëherë më parë sulme të tilla të partive politike ndaj Prokurorisë së shtetit.

Por që Limaj, tha se ka shumë vërejtje kundrejtë Prokurorisë pasi sipas tij, po e toleron shumë qeverisjen e Kurtit dhe nuk po merr masa adekuate duke marrë parasyshë edhe aferat me tenderët njëburimorë

“E para s’ka ndodh asnjëherë kjo që po ndodh, sulmi i drejtpërdrejtë në drejtim të Prokurorisë është sulm ndaj institucionit të pavarur dhe kjo s’ka ndodh asnjëherë. E dyta unë kam shumë vërejtje në Prokurorinë aktuale ka qenë shumë e butë, e ngadalshme, e ka kursy shumë këtë qeverisje. Është vonuar Prokuroria e Kosovës, mbi 1200 kontrata njëburimore dhe ju ende nuk keni asnjë hetim konkret aktakuzë “, tha Limaj në emisionin “ARB Debat” prodhim ky i TV Arbëria.