Parlamenti Europian miraton rezolutën: Lejojeni Ukrainën të godasë brenda territorit rus

Me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime,...

Moska paralajmëron BE-në: Leja ndaj Ukrainës për të goditur Rusinë do të thotë luftë bërthamore

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav...

Asgjësohen 21 ton Peshk me parazit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Limaj: Politika e Kurtit është me heq dorë nga veriu, do të ndodh ajo që pak kush e ka pritur

Extra AL PVC

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti me politikat e tij, po dëshiron që të heq dorë nga veriu i Kosovës.

Sipas Limajt, rezultatet 2 vjeçare e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje, të cilën e quan të rëndë. Ai thotë se këtë po e bën në emër të patriotizmit.

Kreu i Nismës ka folur edhe për mundësinë e marrëveshjes me Serbinë, të cilën e quan të dëmshme.

Ai konsideron se me politikat e Kurtit do të ndodh ajo që pak kush e ka pritur.

“Albin Kurti vazhdon me këtë politikë, po, sepse politika e zotëri Kurti me heq dorë nga pjesa veriore, nëse i shihni potezat e tij, ai qëllimshëm i ka shpëtuar procesit. Krejt kjo politike është me heq dorë nga pjesa veriore e Kosovës, dhe kjo kamuflohet në emër të patriotizmit. Mos pritni që dikush  nga Prishtina që ne po shkojmë po i bëjmë këto politika sepse po dëshirojmë të heqim dorë nga veriu, ju duhet t’i shihni përmbajtjen dhe rezultatin e atyre politikave. Rezultatet që i ka bërë kjo Qeveri për 2 vjetet e fundit në drejtim të veriut, janë përshpejtim dhe objektiv për të hequr dorë nga veriu, dhe kjo fatkeqësisht me një ritëm të shpejtë po ndodh. Nëse vazhdon kështu me këtë politikë, shumë shpejt do të ndodh ajo që pak kush e ka pritur”, u shpreh Limaj.

Ndërkaq për mundësinë e marrëveshjes me Serbinë, Limaj thotë se Kosova nuk ka pasur asnjëherë më të dëmshme.

Ai kritikon ekzekutivin që nuk është në dijeni për ekipin që është duke e hartuar Asociacionin.

“Kryeministri juaj dhe i vendit tim thotë publikisht se ‘askush nuk më ka pyetur’ për marrëveshje, pra në këtë nivel ka ardhë ky që thoshte se nuk di çka është presioni. Një njëri që mbi 50 për qind ia ka dhënë populli i Kosovës, për të bërë një politikë krejt ndryshe, të dinjitetshme e me integritet. Ai njëri në emër të cilëve ka marrë votën, ai del dhe thotë se ‘as që kam negociuar ma kanë dhënë merre leje’. Tash po thotë, që se di as ekipin që është duke e hartuar statutin”, thotë Limaj.

Kjo fazë, sipas Limajt nuk ka ndodhur as në kohën kur Kosova ka funksionuar me institucione paralele. Thotë se atë kohë, nuk është vendosur për Kosovën, pa negociata.

“Nëse ty marrëveshja të vjen pa negociuar, nëse nuk e di se kush po e bën statutin, çfarë kryeministri është. Në temën kryesore të vendit, në çështjen nacionale. Kështu që, asnjëherë nuk ka ndodhur në historinë e Kosovës, edhe atëherë kur nuk na ka njohur askush, kemi pas të drejtë, edhe në institucionet paralele asgjë nuk kanë pasur të drejtë me vendos për Kosovën pa u negociuar. Për herë të parë ndodh në Kosovë që kryeministri i vendit tonë që ka për detyrë me qeveris dhe me mbrojt kushtetutshmërinë”, thotë Limaj.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Parlamenti Europian miraton rezolutën: Lejojeni Ukrainën të godasë brenda territorit rus

Me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime,...

Moska paralajmëron BE-në: Leja ndaj Ukrainës për të goditur Rusinë do të thotë luftë bërthamore

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav...

Asgjësohen 21 ton Peshk me parazit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se ka...

Arabia Saudite nuk do ta njohë Izraelin pa shtetin palestinez, thotë Princi i Kurorës

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman...

Parlamenti Europian miraton rezolutën: Lejojeni Ukrainën të godasë brenda territorit rus

Me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën e cila kërkon që vendet e Bashkimit Europian të heqin...

Moska paralajmëron BE-në: Leja ndaj Ukrainës për të goditur Rusinë do të thotë luftë bërthamore

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav Volodin tha të enjten se sulmet e Ukrainës kundër Rusisë me raketa perëndimore do të...

Asgjësohen 21 ton Peshk me parazit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se ka asgjësuar 21 ton peshk me parazit. Në njoftim thuhet se ekipet inspektuese profesionale të mjekësisë veterinarë...