Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Limaj pas vendimit të Speciales: Mos të lejojmë që zhgënjimi ynë të keqpërdoret

Limaj pas vendimit të Speciales: Mos të lejojmë që zhgënjimi ynë të keqpërdoret

Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK’së, përcjell Gazeta Express.

Limaj, ka thënë se vendimi është i papritur, i pamerituar dhe i padrejtë.

‘’Sot morëm lajme të këqija nga Haga, të papritura, të pamerituara të padrejta. Sot u shpall aktgjykimi dënues i shkallës së parë për themeluesit e UÇK’së dhe të shtetit të Kosovës. Ky aktgjykim është i padrejtë, i papranueshëm. Jo në emër të popullit të Kosovës, jo në emrin tim. E di sot të gjithë jemi të mërzitur, të zhgënjyer dhe të dëshpëruar, mos të lejojmë që zhgënjimin tonë, dëshpërimin tonë, merzijen tonë, ta keqpërdor askush kundër vendit tonë. Por le ta kthejmë në një forcë të përbashkët, për të vazhduar betejat e ardhshme deri në fitoren e plotë të bashkëluftëtarëve tanë dhe të Kosovës.”’, ka thënë ai.