Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj është mirëpritur në qytetin e Ferizajt.
Ai ka thënë se qytetarët e Ferizajt duan veç vepra, duke shtuar se zëri i NISMA do të rikthehet fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.
“Bashkë me kandidatët e NISMA Socialdemokrate, sot u mirëpritem në qytetin e Ferizajit. Qytetarët e Ferizajt kërkojnë #veçVEPRA që kontribuojnë në zhvillim ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi funksionale dhe, në veçanti, siguri kombëtare. Prandaj, u zotuam se do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për Ferizajn dhe për gjithë vendin”.
“Suksesi i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i NISMA-s do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucionet tjera qendrore”, ka thënë ndër tjerash Limaj.
NISMA është në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).