Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me partnerët e saj të koalicionit, Nismën Socialdemokrate, Konservatorët, Forumin Intelektual E-30, dhe Listën Ideal, më 26.01.2025 e kanë vazhduar fushatën për zgjedhjet e 09.02.2025 me një tubim në Malishevë.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka përmendur disa nga arritjet e Kosovës në kohën kur ai ka mbajtur pozita insitucionale.
Ai ka thënë se Malisheva është bashkuar në projektin e madh të ‘Kosovës fituese’.
“Malisheva po kthehet në Parlament për të luftuar përsëri. Pak e shumë, pritna në Parlament. Ne po vijmë. Koha është për t’i thënë jo mashtrimit e shpifjes, e ju e dini që ne kemi vepra të mëdha për Kosovën. Para katër viteve ka fitu një parti por ka humb Kosova”- u shpreh ai.
Ai po ashtu ju ka berë thirrje bashkëatdhetarëve të votojnë për koalicionin. /Kallxo.com