Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Limaj në “ARB DEBAT”: Kosova është kthyer në një vetëizolim e mentalitet ekstrem i majtë

Limaj në “ARB DEBAT”: Kosova është kthyer në një vetëizolim e mentalitet ekstrem i majtë

Në një intervistë për emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria, Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka theksuar se Kosova është duke kaluar një periudhë të vështirë dhe ka nevojë për një kthesë drejt një kursi të duhur politik dhe ekonomik.

Ai ka deklaruar se gjatë katër viteve të fundit, Kosova ka qenë në një “eksperiment mashtrues”, duke u administruar nga një qeveri që, sipas tij, nuk ka arritur të realizojë premtimet derisa shtoi se Kosova është kthyer në një “vetëizolim ekstrem”, me populizëm dhe mashtrime, dhe në një mentalitet ekstrem i majtë.

Kosova është kthyer në një lloj vetëizolimi, në një mentalitet ekstrem i majtë, në një vetëizolim total, në vetëkënaqësi, ta krijonë përshtypjen sikur të ishte Kina. Ka shumë aufori, populizëm e shumë mashtrim e shpifje dhe tash e katër vite ky vend ka mbetur pa punë dhe është koha për ta kthyer në punë”, ka deklaruar ai.

Limaj ka argumentuar se qeveria Kurti ka administruar mbi 12 miliardë euro buxhet dhe ka dështuar të realizojë projekte serioze që do të mundësonin përparim për vendin. Ai ka theksuar se qytetarët janë të zhgënjyer dhe kërkojnë llogari për premtimet që nuk janë realizuar.

Limaj gjithashtu ka kritikuar qeverinë për mungesën e rezultateve konkrete dhe ka theksuar se qytetarët duhet të kenë mundësinë të drejtojnë vendin në një kurs më të mirë për të ardhmen.

“Tash e katër vite qeveria Kurti ka administruar mbi 12 miliardë euro buxhet, dhe me të gjitha planet. Kemi një qeveri që ka dalur pa rezultate, dhe qytetarët e Republikës së Kosovës i kanë dhënë besim të fortë kësaj qeverisje (qeverisë Kurti), ku kjo e ka pasur një mundësi të artë për atë që ka premtuar për të realizuar, një ndryshim për të mirë të vendit. Tash e katër vite kjo qeveri po e mbyllë mandatin pa asnjë projekt serioz, dhe kjo është për t’ju treguar njerëzve se apo e shihni çka ndodh kur iu besoni vetëm fjalëve“, është shprehur Limaj në ARB Debat./tvarbëria/