Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë hisedarë Serbinë në Kosovë me marrëveshjen e Brukselit.
Limaj kujton një deklaratë të ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, të dhënë kur mori pushtetin në Serbi.
“Gjingjiqi e pati një zgjidhje për Kosovën. Së paku, minimumi që duhet të bëjmë në Kosovë është të sigurojmë të drejtat e bashëatdhetarëve tonë në Kosovë. Dhe e dyta, thotë se është më e rëndësishme, është ta ruajmë të drejtën e shtetit serb mbi Kosovën”, thotë Limaj.
Ai shton se Kurti e ka plotësuar këtë që ka thënë Gjingjiqi kur e ka pranuar nenin 7 në Marrëveshjen e Brukselit.
“Pra kjo është në pikën 7. Albin Kurti e ka bërë hisedare Serbinë përjetësisht në Kosovë”, u shpreh Limaj.
/TV Arbëria